Rrëfehet aktorja e njohur e serialit “Vajza në dritare”: Nëna ime ishte si Ferideja

March 3, 2022
1 minut lexim

Nur Surer, aktorja turke e cila është shumë e njohur me rolin e Ferides në serialin “Vajza në dritare”, që transmetohet në TV Klan ishte e ftuar së fundmi në një program. Ajo tregoi se e krahason shumë nënën e saj me Feriden.

“Mamaja ime ishte autoritare, pak si Feride. Unë isha një fëmijë i disiplinuar, i rregullt, i përpiktë. Zakonisht është dikush në çdo familje, në familjen tonë isha unë”, tregoi aktorja.

Nur Surer, e cila ka një djalë nga martesa me Bulent Kayabas tregoi se edhe djali i saj është i përpiktë si ajo.

“Më parë kam qenë më e përpiktë. Kur bëja pastrimin zemërohesha nëse nuk uleshin nëpër vende. Djali ka 8 vjet që jeton në Angli dhe është njësoj si unë, shumë i zoti dhe në gatim”, tha aktorja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Memelli: Episodi i fillimit të ndeshjes duhej evituar

Story i radhës

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare nis hetimin për krime të mundshme të luftës në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë