Rrebesh shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë

1 minut lexim

Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët.

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim e qendër deri të lartë.

Reshjet e shiut vijojnë të herëpashershme  gjithë ditës me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Sipas SHUM duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut mbeten prezente por humbasin intensitet.

Dita e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës e prej mesdite mot kryesisht i kthjellët. Gjatë orëve të natës deri në mëngjes reshje shiu me intensitet të ulët.  Deri në mesditë përgjatë relieveve malore reshje lokale shiu.

Era do të jetë nga jugperëndimi –veri perëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Artisti nga Kosova bën mozaik fytyrën e mbretëreshës Elizabeth II, merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Story i radhës

Anna Wintour injoron Kim-in? Videoja e takimit të sikletshëm bëhet virale në rrjet

Të fundit nga