rrahmani nenshkruan kontraten e re me napolin 6471246112409

Rrahmani nënshkruan kontratën e re me Napolin

May 26, 2023
1 minut lexim

Amir Rrahmani do të mbetet një nga shtyllat e Napolit edhe në të ardhmen.

Vendimi për rinovimin e kontratës së mbrojtësit ishte marrë prej kohësh, por sot ka ardhur zyrtarizimi me firmat e hedhura në kontratë.

Ka qenë vente klubi i Napolit i cili bëri zyrtare firmën e re në marrëveshjen me futbollistin, me të cilin kishte diskutuar prej kohësh detajet ekonomike.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, është bërë e ditur se Rrahmani kishte nënshkruar deri në vitin 2027, por me akordin që mund të zgjatej për një tjetër edicion.

“SSC Napoli komunikon se ka zgjatur kontratën për paraqitjet sportive të futbollistit Amir Rrahmani, deri në 30 qershor 2027, me opsionin e zgjatjes së saj nga ana e klubit deri më 30 qershor 2028”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, marrëveshja e re e Rrahmanit parashikohet që të rritë edhe pagën e mbrojtësit që do të arrijë deri në 2 milionë euro neto në sezon.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

te ankohemi per problemet tona vecse e perkeqeson gjendjen 647122c48383c
Story i mëparshëm

Të ankohemi për problemet tona veçse e përkeqëson gjendjen

5 keshilla si ta menaxhoni stresin ne pune 647127acd32f4
Story i radhës

5 këshilla si ta menaxhoni stresin në punë

Të fundit nga

ShkoLartë