Rrahmani në krye

“FIFA 23” është versioni i fundit i lansuar në treg nga “EA Sports”.

Tashmë dihen vlerësimet për të gjithë futbollistët, me të cilët mund të luanin video-lojën më të famshme të futbollit.

Nga futbollistët e Kosovës, Amir Rrahmani është më i vlerësuari në “FIFA 23”.

Vlerësimi i përgjithshëm i kartës së kapitenit të Kombëtares së Kosovës, i cili është një prej futbollistëve kryesorë edhe te Napoli, është 80.

Pas tij renditet sulmuesi që aktivizohet te Mallorca, Vedat Muriqi, me një vlerësim të përgjithshëm – 75.

74 është vlerësimi i përgjithshëm për Milot Rashicën, Edon Zhegrovën dhe Mërgim Vojvodën, kurse 73 për Arbër Zeneli.

Në listë ka edhe futbollistë që janë nga Kosova, por që nuk përfaqësojnë Kombëtaren tonë – të paktën jo deri më tani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident tek Ura e Kardhiqit, makina përplaset me maunen, shoferi dhe e ëma në spital

Story i radhës

Hera e parë që fle me të, kjo është arsyeja më e rëndësishme për ta vonuar

Të fundit nga