rrahmani krenar qe u kthye nga lendimi dhe shenoi ne rumani 65ac3839b0130

Rrahmani krenar që u kthye nga lëndimi dhe shënoi në Rumani

January 20, 2024
1 minut lexim

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është krenar që u kthye pas lëndimit dhe me gol (nga penalltia) e ndihmoi Rapidin e Bukureshtit, në fitoren me rezultat 4:3 ndaj U. Craiova 1948, në takimin e javës së 21-të të kampionatit rumun.

Rapidi renditet në vend të tretë me 36 pikë apo ka tetë me pak se lideri Steaua.

“Kjo ndeshje ishte ndeshja e pare zyrtare që e kam zhvilluar pas lëndimit tim, dhe në këtë ndeshje unë shënova një gol të rëndësishëm për skuadrën tonë, ku edhe në fund e fituam ndeshjen me një rezultat dramatik.

Gjithmonë duhet ta falënderojmë Zotin për të arriturat tona.

Pas kësaj ndeshje edhe pas rikthimit tim prapë me gol, dua ta falënderoj familjen time që me qëndruan afër gjatë gjithë procesit të shërimit si dhe klubin tim FC Rapid 1923 dhe të gjithë ata që me përkrahën në ato momente të vështira për mua, në këtë periudhe një kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë fizioterapeutët, @kinetofit, @arbanisphysiotherapy të cilët dua ti falënderoj nga zemra dhe ti uroj suksese në jetën e tyre private dhe profesionale.

Ju Falënderoj nga zemra”, ka shkruar Rrahmani në profilin e tij në facebook.

MARKETING

RENT A CAR

10 gjera per kenget e njohura qe ndoshta nuk i dini 65ac34d10a259
Story i mëparshëm

​10 gjëra për këngët e njohura që ndoshta nuk i dini

dy luftanije britanike jane perplasur prane bahreinit 65ac38b38e341
Story i radhës

Dy luftanije britanike janë përplasur pranë Bahreinit

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.
ShkoLartë