Rrahmani: Behgjet Pacolli nuk është pjesë e listës për arsye personale

December 12, 2024
1 minut lexim

Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka thënë se kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka vendosur të mos jetë pjesë e listës për arsye personale.

Ai ka thënë se ky vendim nga Pacolli është marrë për shkak të angazhimit të tij dhe siç tha Rrahmani mbështetja e Pacollit për koalicionin do të jetë e plotë.

Tutje, Rrahmani tha se bashkëpunim me AKR-në nuk ka të bëjë për arsyeje financiare.

“Në asnjë takim që jemi taku nuk është deklaru që do të jetë pjesë e listës për deputet. Unë i kam thënë se është mirë që edhe ju edhe Selimi të jeni pjesë e listës, mirëpo ai e ka shqyeru  deri në fund që ka vendos me qenë Selimi dhe jo z.Pacolli për arsyeje personale të tij që i ka rreth angazhimeve dhe gjërave të tjera. Përndryshe është në mbështetje të plotë edhe të AKR-së edhe të koalicionit. Në aspektin praktike nuk ka të bëjë asnjë çështje me çështje financiare, bashkëpunimi me AKR-në”, ka thënë ai.

Koalicioni për Familjen, në krye me Eman Rrahmanin, ka publikuar të mërkurën listën e kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet Parlamentare, që do mbahen më 09.02.2025.

Pjesë e kësaj liste janë 72 kandidatë për deputetë – përfshirë këtu edhe Selim Pacollin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Delvina Kërluku, një ndër fitueset e çmimit shtetërore “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”

Story i radhës

Beci: Kushtetuesja e futi vendin në ngërç, duhet të vendoste për mandatin e Xhaçkës

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë