Rrahje mes dy mjekëve në Spitalin e Tetovës! Organet e rendit hetojnë ngjarjen

1 minut lexim

 

Një incident i pazakontë ka ndodhur në spitalin e Tetovës, ku dy mjekë janë përfshirë në një konflikt fizik. Sipas burimeve nga Klan Maqedoni, përplasja ka ndodhur mes neurokirurgut D.H dhe kirurgut Z.S.

Gjatë rrahjes, neurokirurgu D.H ka pësuar lëndime në fytyrë. Rasti është raportuar në polici dhe pritet që organet e rendit të ndërmarrin hapat e mëtejshëm për të hetuar ngjarjen.

Rasti është konfirmuar edhe nga spitali klinik i Tetovës. Avokati i këtij institucioni shëndetësorë ka deklaruar që do të merren edhe kamerat e sigurisë ndërsa ata do të veprojnë kë bazë të vendimeve të organeve hetuese.

Motivet e konfliktit mbeten të paqarta, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rastin sipas burimeve tona nga pacientët që kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja thuhet se është përdorur edhe një mjet i mprehtë por këto do të konfirmohen pasi që të shihen kamerat e sigurisë. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Miteva: Vauçer prej 250 euro për të gjithë studentët dhe ndihmë financiare deri në 30,000 euro për biznes

Të fundit nga