Rrahje grupore në Saraj, një person përfundon në spital

Sot, në ora 03:18 të mëngjesit në Sektorin e Punëve të Brendshme është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, me lëndime është sjellë Xh.A.(38) nga Saraji i Shkupit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas bisedës zyrtare me policët ai ka deklaruar se rreth orës 01:35 në Saraj është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre persona, ku njërin prej të cilëve e ka njohur.

Sipas të denoncuarës, njëri nga personat me mjet të fortë i ka shkaktuar lëndime.

Nga MPB shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Llojet e meshkujve që mbesin beqar tërë jetën

Story i radhës

Pse shqiptarët hasmërohen në mes vete sa herë që ndodhin krizat ndërkombëtare?

Të fundit nga