rrahje brutale ne diskoteken sancy ne peje perfshihet edhe reperi noizy 66ab636f744b7

Rrahje brutale në diskotekën ‘Sancy’ në Pejë, përfshihet edhe reperi Noizy

August 1, 2024
1 minut lexim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.

Siç merr vesh media, thuhet se bëhet fjalë për grupin e reperit, Noizy i cili u përfshi me disa persona të tjerë në këtë rrahje.

Sipas burimeve të Sinjalit dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri.

Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri në këto çaste nuk ka ndonjë informacion zyrtare për rastin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

qitesja konini garon neser ne 25m 66ab62f809014
Story i mëparshëm

Qitësja Konini garon nesër në 25m

ndalohet nje 30 vjecare nga rusia ne autostraden tetove gostivar 66ab64da2a123
Story i radhës

Ndalohet një 30-vjeçare nga Rusia në autostradën Tetovë-Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë