Rrahja në mes të nxënësve në Rahovec, Morina: Nesër do mbajmë mbledhje urgjente

October 24, 2022
1 minut lexim

Drejtori i Arsimit në Komunën e Rahovecit, Avni Morina, ka thënë se nesër do të mbajnë një mbledhje urgjente për rastin e rrahjes së disa nxënësve të një shkolle të mesme të ulët të kësaj komune.

“Për rastin në fjalë, për nesër kam thirrur një mbledhje me këshillin drejtues të shkollës, me këshillin e prindërve dhe të nxënësve të asaj shkolle dhe do të bashkëbisedoj me të gjithë, me prindërit, me nxënësit që janë përfshirë në rast dhe prindërit e tyre dhe do ta shqyrtojmë ashtu si duhet”, ka thënë ai në Edicionin Special.

Ai tha se raste të tilla ndodhin për shkak të mos përkushtimit të prindërve dhe mësimdhënësve ndaj fëmijëve.

“I bëj thirrje edhe prindërve dhe mësimdhënësve që të jenë më të përkushtuar, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të përcjellin ecjen e fëmijëve. Për shkak të një mungese të një përkujdesjeje të tillë nga prindërit dhe mësimdhënësit po krijohen situata të tilla”, ka shtuar ai.

Ai theksoi se në shkollat e vendit në përgjithësi mungojnë psikologë, gjë që sjell edhe në probleme të tilla.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hernandez – Bayern, pritet rinovimi

Story i radhës

SHBA: Nëse Rusia përdor bombë të pistë, do të përballet me pasoja

Të fundit nga

ShkoLartë