Rrahet gazetari Adriatik Doçi në Kamëz

1 minut lexim

Gazetari Adriatik Doci, është goditur me grusht ditën e sotme në Kamëz.

Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Kamëz, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari dhe janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

“Rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën Bavaria, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38-vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ballkani thellon krizën e Ferizajt 

Story i radhës

Shkup / Gjobiten 180 shoferë

Të fundit nga