Këngëtarja dhe artistja shqiptare, Rozana Radi, ka reaguar publikisht pas aludimeve që kanë përfshirë emrin e saj në historinë e videove intime të publikuara së fundmi.
Radi ka mohuar kategorikisht se shfaqet në ndonjërën prej videove dhe ka kërkuar që emri i saj të mos përfshihet në këtë histori përmes pretendimeve të pavërteta.
“Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet”, ka deklaruar Radi.
Ajo ka paralajmëruar masa ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, tenton të dëmtojë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve.
“Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë”, është shprehur ajo.
Artistja u ka bërë thirrje gjithashtu ndjekësve dhe publikut që të mos shpërndajnë apo amplifikojnë materiale dhe pretendime që prekin privatësinë dhe dinjitetin e personave.
“Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj”, ka shkruar Radi.
Në fund të reagimit, ajo ka bërë të ditur se, nëse situata vazhdon, do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore në dispozicion.
“Le të flasin faktet dhe drejtësia”, ka përfunduar Rozana Radi.
Burimi: botasot.info


