klima po ndryshon bujqesine holanda nis kultivimin e orizit 6abe9df1aa104

Klima po ndryshon bujqësinë, Holanda nis kultivimin e orizit

October 1, 2026
1 minut lexim

Ndryshimet klimatike po sjellin një realitet të ri në bujqësinë holandeze. Për herë të parë, fermerët në Holandë po kultivojnë oriz, një bimë që deri pak vite më parë dukej e pamundur të rritej në këtë vend.

Në Holandë, fermerët janë marrë me rritjen e lopëve për qindra vjet, ndërsa tani ndryshimi i klimës po hap mundësi të reja.

Synimi është të prodhohen rreth tre tonë oriz, ndërsa studiuesit po testojnë rreth 30 varietete të sjella nga vende të ndryshme, përfshirë Rusinë, Kinën, Japoninë dhe Uzbekistanin.

Studiuesit besojnë se kultivimi i orizit mund të ndihmojë edhe në një prej problemeve më të mëdha mjedisore të Holandës: tokat torfike që po thahen dhe po fundosen.

Rreth një e dhjeta e territorit të vendit përbëhet nga toka torfike, të cilat tradicionalisht thahen për t’u përdorur si kullota për bagëtitë

Përveç aspektit ekologjik, projekti mund të krijojë edhe një produkt të ri vendas. Orizi që po korrët këtë vit vjen nga një varietet i veriut të Japonisë, i cili deri tani duket se është përshtatur më mirë me kushtet holandeze. Testimet e para kanë dhënë rezultate pozitive dhe orizi mund të përdoret për sushi, ndërsa studiuesit shohin edhe mundësinë e prodhimit të sake-s një pije tradicionale japoneze e prodhuar nga orizi i fermentuar.

Eksperimenti shihet si një shembull se si bujqësia mund të përshtatet me ndryshimet klimatike, duke kthyer një problem mjedisor në një mundësi për të provuar kultura që më parë nuk konsideroheshin të mundshme në Holandë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spahiu ne diten e te moshuarve do te dyfishojme eficencen e sherbimeve dhe kujdesit ne banese 6abe9d95277d5
Lajmi i mëparshëm

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

rozana radi mohon perfshirjen ne videot intime 6abe9ec442b74
Lajmi i radhës

Rozana Radi mohon përfshirjen në videot intime

Të fundit nga

ShkoLartë