sali ne ceremonine e diplomimit ne ibu investimi ne profesionistet e rinj eshte investim ne nje shoqeri me te shendetshme 6abea1631570e

Sali në ceremoninë e diplomimit në IBU: Investimi në profesionistët e rinj është investim në një shoqëri më të shëndetshme

October 1, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në ceremoninë e parë të diplomimit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), ku brezi i vitit 2026 shënoi një moment të veçantë në historinë e këtij fakulteti.

Përmes një njoftimi, Sali u përcolli të diplomuarve mesazhin që njohuritë e fituara gjatë studimeve t’i shndërrojnë në kujdes dhe shërbim për pacientët.

“Të diplomuarve u përcolla një mesazh të përzemërt: dijen shndërrojeni në kujdes për njerëzit”, deklaroi Sali.

Ai theksoi se përkushtimi profesional, respekti ndaj pacientëve dhe gatishmëria për të mësuar vazhdimisht janë elemente thelbësore për ndërtimin e besimit dhe suksesin në profesionin e mjekësisë dentare.

“Përkushtimi profesional, respekti për çdo pacient dhe gatishmëria për të mësuar vazhdimisht janë themeli i besimit dhe i suksesit në këtë profesion”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë.

Sali vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e krijimit të mundësive për të rinjtë, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen në vend.

“Të rinjtë tanë meritojnë mundësi për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në vendin tonë”, theksoi ai.

Sipas Salit, investimet në arsim dhe në përgatitjen e profesionistëve të rinj kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e shoqërisë.

“Investimi në arsim dhe në profesionistë të rinj është investim në shërbime më cilësore dhe në një shoqëri më të shëndetshme”, deklaroi Sali.

Në fund, ai uroi të diplomuarit, profesorët dhe familjet që i kanë mbështetur studentët gjatë rrugëtimit të tyre akademik, duke u dëshiruar suksese në vazhdimin e karrierës profesionale.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rozana radi mohon perfshirjen ne videot intime 6abe9ec442b74
Lajmi i mëparshëm

Rozana Radi mohon përfshirjen në videot intime

ibrahimi shqiptaret si ndan vetem kufiri por edhe fiqiri 6abea2ae90589
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Shqiptarët s’i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri.

Të fundit nga

ShkoLartë