rozana e hedh loredanen ne pishine 67f13bb94e69a

Rozana e hedh Loredanën në pishinë

April 5, 2025
1 minut lexim

Atmosfera në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania u ndez nga të qeshurat dhe batutat, teksa Rozana Radi dhe Loredana Zefi krijuan një nga momentet më gazmore të ditëve të fundit.

Dyshja, që duket se ka krijuar një raport mjaft argëtues mes tyre, u përfshi në një “luftë” lozonjare pranë pishinës.

Gjithçka nisi kur Rozana, me buzëqeshjen e saj karakteristike, i kërkoi Loredanës t’i thoshte “Të dua” në mënyrë që të shpëtonte nga një fund të lagur në pishinë.

Por Loredana, kokëfortë dhe me humor, refuzoi ta thoshte, duke e çuar situatën drejt një fundi të pritshëm.

Ndërkohë që dy vajzat përlesheshin me të qeshura pranë pishinës, Laerti, i cili ishte duke i ndjekur nga një kënd i oborrit, nuk qëndroi pa komentuar.

Me ironi dhe humor, ai imitoi një komentator sportiv, duke përshkruar “përplasjen” mes dy protagonisteve si një ndeshje të zjarrtë.

Kulmi erdhi kur Rozana, mes të qeshurave dhe pas disa përpjekjeve, e shtyu Loredanën dhe ajo përfundoi në ujë.

Ky moment ishte një tjetër dëshmi se, përveç dramës dhe tensioneve, Big Brother VIP Albania di të sjellë edhe çaste të lehta dhe argëtuese që e bëjnë publikun të buzëqeshë

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

greqia vazhdon me planin kabllor ja kur mund te fillojne punimet 67f139dc143e4
Story i mëparshëm

Greqia vazhdon me planin kabllor, ja kur mund të fillojnë punimet!

lsdm vazhdojne skandalet e sigurimit te zyrtareve 67f13feb9f252
Story i radhës

LSDM: Vazhdojnë skandalet e sigurimit të zyrtarëve

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë