rozana del me reagim pas eksperiences ne bbva 6808862689fd3

Rozana del me reagim pas eksperiencës në BBVA

April 23, 2025
1 minut lexim

Rozana Radi, një nga finalistet më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit.

Në një postim në Instagram, këngëtarja falenderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë rrugëtimit të saj, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një “udhëtim fantastik jete”.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për produksionin dhe stafin e Top Channel, të cilët, sipas saj, e bënë këtë eksperiencë të paharrueshme.

Me humor dhe nostalgji, Rozana rrëfen se ende nuk është ambientuar me jetën jashtë shtëpisë: “Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë.”

Artistja vlerësoi edhe autorët e programit, Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon, për mundësinë që i dhanë, duke e cilësuar finalen si një moment të mbushur me emocione të forta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

eksperti i trafikut bllokimi qe ndodhi dje prishtine ishte i pashpjegueshem duhet studiuar 680884f43ed4c
Story i mëparshëm

Eksperti i trafikut: Bllokimi që ndodhi dje Prishtinë ishte i pashpjegueshëm, duhet studiuar

kryetari valbon limani peruroi edhe nje rruge paralajmeron punime ne disa lokacione 68088a5f8100b
Story i radhës

Kryetari Valbon Limani përuroi edhe një rrugë, paralajmëron punime në disa lokacione

Të fundit nga

Veturat do të na i shesin – robotët

Chery dëshiron të “rimendojë procesin e blerjes së veturave”. Duket se futja e një roboti që vepron si një shitës klishe është zgjidhja për këtë. A i pëlqen ndokujt të blejë një
ShkoLartë