Kompanie Royal Travel ka reaguar ndaj lajmit se në autobusin e tyre ka shpërthyer tym, përcjell TV21.
Nga kjo kompani për TV21 bëjnë të ditur se ka qenë avulli i nxemjes jashtë dhe se panik kanë shkaktuar disa nxënës të cilët me vetëorganizim udhëtonin.
“Ka qenë avulli i nxemjes jashtë, nuk ka pas as tym, vetem se i kanë thyer xhamat dhe kanë dalur jashtë. Panik kanë bërë nxënësit, kanë dashur ta bëjnë tragjike, por në fakt nuk ka ndodhur asgjë. Jemi në bisedime edhe me familjarët, nuk kemi asnjë problem me asnjë, të gjithë thonë se nuk ka problem por se nxënësit kanë shkaktuar panik”, theksojnë nga Royal Travel për TV21.
Ndërkaq TV21 kontaktoi edhe MPB, nga atje thonë se nuk ka pasur denoncim për rastin në fjalë.
Burimi: tv21