Skuadra belge Royal Antwerp është gati për sfidën në Kosovë, kundër skuadrës më të organizuar Dritës së Gjilanit.
Drita ka bërë senzacion në ballafaqimin e parë, duke luajtur baras (0:0), në ndeshjen e parë të kualifikueseve të rrethit të dytë të Conference League në futboll.
“Shihemi së shpejti, Kosovë”, shkruan në faqen e klubit belg.
Ndeshja luhet nesër në orën 20.00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.