Ropke: Nëse Shqipëria përmbush kushtet, integrimi duhet të mos vonohet

September 11, 2024
min lexim

Eurodeputeti Olliver Ropke, njëkohësisht edhe kryetar i komisionit për Ekonomi në PE nga zyra e Europës në Tiranë u shpreh sot se nëse Shqipëria përmbush kushtet e anëtarësimit në BE, integrimi duhet që të mos vonohet.

Ropke theksoi se vlerësimi për vendet duhet që të bëhet në bazë të meritës.

“Vetingu ka qenë një punë tjetër e mirë, një shembull i qartë që Shqipëria po ecën para me reformat. Ka edhe shumë sfida, si liria e medias, dialogu social, por vlerësimi ynë i përgjithshëm është pozitiv. Nuk dua që të bëjë komente që të spekulojë, por mendoj se nëse Shqipëria përmbush kriteret nuk duhet që procedura të vonohet për shkak të vendeve të tjera. Nëse ndarja nga Maqedonia e Veriut është e nevojshme duhet të bëhet, le të bëhet, sepse vlerësimi duhet të bëhet në bazë të meritës. Nëse Shqipëria do të vijoj kështu duhet që procesi të vijojë i ndarë”, tha ai.

Ropke tha se nuk mendon se ka një ngadalësim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij, është diskutuar dhe me kryeministrin Rama dhe ministra të qeverisë për krijimin e një komiteti të përbashkët që të monitorojë procesin e zgjerimit.

“Mendoj që nuk duhet ta lejojmë që të ndodh një ngadalësim i procesit. Ne shohim një mbështetje të madhe, më shumë se 90 % e shqiptarëve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk e shoh këtë proces ngadalësimi. Ne kemi marr disa masa konkrete për të ecur përpara. Kemi filluar nismën e anëtarëve të vendeve kandidate përfshirë edhe nga Shqipëria. Kemi edhe një hap konkret. Unë jam takuar me Ramën sot dhe ishte e qartë që ne duhet të krijojmë komitetin e përbashkët konsultativ që të monitorojmë procesin e zgjerimit, që të formulojnë rekomandime dhe të përpilojmë raporte”, tha ai.

Ropke u shpreh se zgjerimi i mëtejshëm i Ballkanit është domodoshmëri.

“Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka theksuar domosdoshmërinë për stabilitet në këtë zonë ku jetojmë. Zgjerimi i mëtejshëm i Ballkanit duhet që të vijojë më tej”, tha ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Projektligji për Byronë e Konfisikimit të Pasurisë nesër pikë e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë

Story i radhës

Totaj: Me ministrat e pamundur me kontaktu, vijnë në Prizren e nuk na vizitojnë në komunë

Të fundit nga

ShkoLartë