Rooney zgjedh Messin para Ronaldos

1 minut lexim

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka zgjedhur Lionel Messin para ish-shokut të skuadrës, Cristiano Ronaldo , si lojtarin “më të madh” ndonjëherë.

Ish-reprezentuesi i Anglisë e pranoi se dyshja janë më të mirët që kanë luajtur ndonjëherë, por zgjodhi argjentinasin para portugezit – transmeton Gazeta Express.

“Messi. Mendoj se e kam thënë këtë më parë, por të dy janë ndoshta dy lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë. Thjesht mendoj se Messi është, në sytë e mi, më i madhi ndonjëherë”, tha Rooney.

Është një zgjedhje befasuese, duke pasur parasysh se Rooney kishte një partneritet të shkëlqyer në fushë me Ronaldon gjatë kohës së tyre te Manchester United.

Mes tjerash, ata fituan tre tituj kampioni në Premierligë dhe një titull në Ligën e Kampionëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në BDI nesër votohet!

Story i radhës

Sot me forma të rrumbullakosura, nuk do ta besoni si dukej dikur këngëtarja shqiptare

Të fundit nga