Ronela Hajatit ia vjedhin të gjitha paratë dhe kartelat në Londër: Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet

min lexim

Ronela Hajati ka qëndruar në Angli, ku ka mbajtur një koncert, ndërsa vendosi t’i kalonte edhe disa ditë tjera për ta shijuar Londrën.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit, pasi që këngëtarja ka qenë pre e një vjedhjeje në kryeqytetin anglez, ku ia kanë rrëmbyer paratë dhe kartelat.

“Fytyra ime e lumtur për herë të fundit, para se të më grabitnin dje (e diel) në Londër”, është mbishkrimi i njërës prej fotografive të shpërndara në InstaStory.

Ndërsa në prapavijë, Ronela thotë: “Kjo është një fotoja imja e lumtur para se të më vidhnin portofolin te kjo çanta. Fotoja ime e fundit e lumtur. Më kanë vjedhur gjithë lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet. Kam gjithsej vetëm katër funte. Pres shumë lekë nga ju shqiptarët e mi të mi sillni…”.

“Megjithatë duhet të shkoj në Spanjë… Sidoqoftë, akoma jam në shok dhe po, kam shkuar në polici dhe gjëra të tilla. Po, dhe kartat i bllokova, po ishte vonë, kishin bërë edhe shoping, kishin blerë byzylykë dhe atlete pafund”, ka shkruar përmbi një fotografi tjetër.

“Edhe këtu dukem shumë e lumtur, më mirë s’po jua them sa lekë më morën. Gjithë lekët e koncertit i kisha vete… Duhet të iki në Spanjë. Nuk kam lekë as për metro dhe taksi”, shprehet tutje këngëtarja në një mënyrë ‘argëtuese’ përkundër shqetësimeve me të cilat përballet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Alternativa në hall, një pëllëmbë parti me shumë pakënaqësi”

Story i radhës

Jeff Bezos premton të dhurojë të gjithë pasurinë për bamirësi

Të fundit nga