Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka paralajmëruar se këto ditë do të sjellë këngën e saj të re.
“Caramel” do të të mbajë titullin kjo këngë, e cila është në gjuhën italiane.
Ronela e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë gjatë këtyre ditëve me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga xhirimet.
Në një prej fotografive, Hajati mund të shihet në një performancë mjaft provokuese pranë një balerini.
Ajo gjithashtu në një skenë do të shfaqet me flokë kaçurrela bionde, duke lënë të kuptohet se klipi do të jetë mjaft i veçantë.
Ronela përndryshe ka qenë një emër mjaft i përfolur gjatë këtij viti në shoubizin shqiptar.
Në maj, aj oe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2022 me këngën “Sekret”, por dështoi ta kualifikonte vendin e saj në finale dhe performanca e saj u shqua si e papërshtatshme.