ronela hajati jep detaje per kengen perfaqesuese ne eurovision 6205554042d42

Ronela Hajati jep detaje për këngën përfaqësuese në Eurovision

February 10, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja ka treguar se po vazhdon përgatitjet në mënyrë që të bëjë një përfaqësim sa më të denjë në festivalin europian.

Ronela Hajati sot (e enjte) ka ndarë një postim teksa ka dhënë detaje për këngën “Sekret” .

Artistja shqiptare ka zgjedhur disa momente gjatë përgatitjeve për xhirime gjithashtu edhe pamje nga prapaskenat.

Image

Ronela Hajati

32 vjeçarja njoftoi fansat dhe publikun se në fillimin e muajit të ardhshëm, pra muajit mars, projekti muzikor do finalizohet.

“SEKRET” eshte kenga ime perfaqesuese ne Eurovision kete vit! Ne 5 dite xhirime me nje staf te mrekullueshem qe ka bere nje pune kolosale do te sjellim ditet e para te marsit ne jete videon e kenges sipas vizionit dhe deshires sime dhe te gjitheve qe i kane kushtuar mbi nje muaj kohe pergatitjes per kete projekt . Duke xhiruar ne disa nga lokacionet me te bukura te Shqiperise “SEKRET” do jete nje perralle! Une mezi po e pres!”, ka shkruar kantautorja e hiteve të shumta.

Theksojmë se, Eurovisioni i vitit 2022 do të nis me 10 maj dhe do përfundoi me datën 14 po të këtij muaji.

Ndryshe, Shqipërinë vitin e kaluar e ka përfaqësuar Anxhela Peristeri me projektin muzikor “Karma” e cila zuri vendin e 21-të.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kh kastrioti mbushet me lojtare te huaj perforcohet edhe me dy te tjere 6205553d42fbf
Story i mëparshëm

KH Kastrioti mbushet me lojtarë të huaj, përforcohet edhe me dy të tjerë

cmimet e konsumit ne shba po rriten me ritmin me te shpejte qe nga viti 1982 620555832528e
Story i radhës

Çmimet e konsumit në SHBA po rriten me ritmin më të shpejtë që nga viti 1982

Të fundit nga

ShkoLartë