Si duket e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United është drejt fundit.
Sipas raportimeve të fundit, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar që të udhëtojë me Manchester United drejt Bangkokut për ndeshjet parasezonale.
Ronaldo nuk dëshiron që të jetë pjesë e skuadrës për këto ndeshje, pasi që ai ende është duke u marrë me probleme familjare.
Në anën tjetër, United e ka pranuar këtë situatë që Ronaldo të ketë kohë shtesë për tu marrë me çështjet personale.
Ndërkaq, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, është ende duke punuar që të gjejë një propozim në mënyrë që klienti i tij të largohet nga “Djajtë e Kuq” këtë verë.
Manchester United këmbëngul se dëshiron të mbaj Cristianon edhe për sezonin e ardhshëm, por është i vetëdijshëm për zhgënjimin e yllit portugez sa i përket sezonit të kaluar.