Ronaldo te Bayerni?

min lexim

Sulmuesi Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet sa më parë nga Mançester Junajtid dhe një ndër klubet ku pretendohej se ai mund të transferohej ishte Bajern Munih. Por ky supozim është hedhur poshtë nga CEO i klubit Oliver Kahn.

Në një intervistë për “Bild” ai u shpreh se Ronaldo është një futbollist i madh, por nuk kanë në plan që ai të jetë blerja e radhës.

“Ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të dekadës së fundit, por nuk ka për të qenë pjesë e klubit tonë”, ka pohuar Kahn.

Më pas ish-portieri gjerman shtoi: “Bajerni ashtu sikurse edhe Dortmund diskutuan që ai mund të ishte pjesë e Bundesligës por kjo u rrëzua shprejt poshtë. Superyjet si Ronaldo janë një faktor i rëndësishëm për të tërhequr vëmendjen në ligë. Sigurisht që ai nuk do të qëndrojë në stol, pasi lojtarë si ai kërkojnë që të luajnë”.

Gjithashtu është përfolur se bavarezët do të dëshironin të sillnin në “Alianz Arena” yllin e Totenhemit, Herri Kejn.

Pretendohet se ata kanë kontaktuar me përfaqësuesit e 29-vjeçarit, por kontrata e tij skadon në 2024. Tani pritet të shohim ku do të jetë e ardhmja e sulmuesit anglez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bora, Semit për ditëlindje: Të kisha një motër vërtetë, s’do e doja më shumë se ty

Story i radhës

Suplementet e lëkurës: ja si kujdeseni për bukurinë nga brenda

Të fundit nga