Ronaldo pran klubit të ri, marrëveshja mund të nënshkruhet sot

December 22, 2022
1 minut lexim

Megjithëse e kishte mohuar, duket se kalimi i Cristiano Ronaldo tek Al Nassr shumë shpejtë do të bëhet realitet.

Marrëveshja ndërmjet palëve mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, pasi CR7 të vendosë të shkojë në Riad për të nënshkruar një kontratë që do t’i bashkohet Al Nassr në Arabinë Saudite deri në vitin 2030 . Dy vite e gjysmë si lojtar dhe pjesa tjetër si ambasador i kandidaturës së vendit arab së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për organizimin e Botërorit 2030, raportona “Marca”.

Gjatë dy javëve të fundit, sulmuesi ka menduar për këtë ofertë dhe megjithëse ishte në dijeni të marrëveshjes, ai kërkoi kohë para se të firmoste dhe ardhja e sulmuesit në Ryad pritet në çdo moment.

Që në fillim është folur për një pagë prej 200 milionë euro për secilin prej sezoneve. Kjo shumë i referohet dy viteve e gjysmë të tij si futbollist, shumë që do të rritet kur ai të bëhet ambasador i kandidaturës për organizimin e Botërorit.

Nënshkrimi me Al Nassr do të nënkuptojë lamtumirën e Cristiano Ronaldos me futbollin elitar, të paktën në garat e klubeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i Kilit thotë se do të hapë ambasadë në territoret palestineze

Story i radhës

Bytyqi: Çdo amvisëri këtë vit ka marrë subvencionin prej 21.000 denarë për energji elektrike

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë