Ronaldo nuk i përmban nervat

Mançester Junajtid pësoi një humbje shokuese përballë Aston Vilës në transfertë me rezultatin 3-1.

Për këtë sfidë, trajneri Erik Ten Hag, kishte zgjedhur që të aktivizonte si kapiten Kristiano Ronaldon, por gjërat nuk shkuan ashtu siç portugezi i priste.

Në minutën e 60’, portugezi pati një përplasje me mbrojtësin anglez, Tajron Mings, e cila u bë më e ashpër seç pritej.

U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të ndarë dy lojtarët nga njëri-tjetri.

Gjithashtu ky rast u hap dhe me VAR për një penallti të mundshme për Mançester Junajtid, ose një karton i kuq për Ronaldon, por që më pas nuk u vendos asgjë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi javor i Paolo Fox nga 7 deri më 13 nëntor 2022: parashikime për të gjitha shenjat e zodiakut

Story i radhës

Karateja po shënon rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik 

Të fundit nga