Ronaldo lojtari më i miri i muajit shkurt në Arabinë Saudite!
Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i muajit shkurt në Saudi Professional League.
Një çmim pothuajse i dukshëm për kampionin portugez, i cili ka gjatë këtij muaji ka shënuar plot tetë gola dhe ka dhënë dy asist në katër ndeshje të luajtura me Al Nassr.
Lajmin e dhënies së këtij çmimi për portugezin e ka bërë publik vetë Saudi Professional League.