Marselo i dha fund karrierës së tij me Realin e Madridit, teksa të hënën e kaluar shpalli dhe lamtumirën nga klubi. Ai la “Los Blancos” pas 16 vitesh dhe 25 trofesh të fituar dhe tani është vënë në kërkim të një klubi të ri.
Mediat spanjolle bënë me dije se tri klube nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Turqia i kanë ofruar një mundësi brazilianit. Por në orët e fundit po qarkullojnë zërat se Marselo mund ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.
Ai mund të qëndrojë në La Liga, teksa Vajadolidi i ngjitur në këtë sezon në Primera ka shfaqur interes për të.
Në këtë drejtim ka ndihmuar jo pak Ronaldo da Lima, i cili është dhe president i Vajadolidit. Ronaldo ka kontaktuar me Marselon, duke i bërë propozimin e tij. Tani fjalën e ka mbrojtësi i majtë.