Ronaldo hesht kritikët!

Kristiano Ronaldo, po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij futbollistike.

Ylli portugez madje ka humbur edhe vendin e titullarit te Mançester Junajtid. Gjithsesi CR7 duket se ka forcën dhe dëshirën, për t’u ringritur edhe njëherë, më i fortë se kurrë.

Në mbrëmjen e sotme ndaj Evertonit, Ronaldo, heshti kritikët e shumtë, teksa u fut nga stoli në minutën e 29-të të pjesës së parë, duke zënë vendin e Marsial.

Vetëm 15 minuta në fushë, i mjaftuan yllit portugez për të tundur rrjetën, teksa vulosi shifrat në pjesën e parë 1-2.

CR7 udhëhoqi mjaft bukur një asist të Kasemiros, teksa u fut bukur nga e majta e zonës dhe mposhti portierin kundërshtar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kompanitë në Maqedoni paguajnë energjinë më të shtrejtë në rajon

Story i radhës

​Identifikohen 10 viktimat e shpërthimit në Irlandë, mes tyre një 5-vjeçare dhe dy adoleshentë

Të fundit nga