Ronaldo, gol dhe paqe te United

United ngushëllohet në mbrëmjet e Europa League. Me siguri që fitorja 3-0 kundër Sherif Tiraspol dhe vendi i dytë në grup nuk është ekzaktësisht një pikë nisjeje që mund të ndryshojë perspektivën, por është gjithmonë një sinjal që jep pak qetësi. Nëse pastaj fitorja shoqërohet edhe me golin e Cristiano Ronaldos pas polemikave të javëve të fundit, panorama bëhet më e bukur.

Goli i Ronaldos vjen pas paqes me grupin e lojtarëve dhe publikun. Ylli portugez hyri në fushë i qetë, dhe i disponueshëm për shokët e skuadrës, duke i lënë një goditje dënimi Eriksen, dhe kur shënoi në Old Trafford u dëgjuan më shumë brohorima se vërshëllima. Veç të tjerash për tifozët e United dhe për këdo që dashuron futbollin, duhet jo pak kurajo për të vërshëllyer një lojtar që sido që të jenë gjërat, kur hyn në fushë shpesh lë shenjë.

Edhe pse goli nuk garanton prezencën e CR7 në sfidën e kampionatit ndaj West Ham që nga minuta e parë, mbyll gjithsesi një kapitull. Gjithcka është kthyer në normalitet, që Ronaldo gjen golin sigurisht që nuk përbën lajm. Koncept ky i nënvizuar dhe nga një ikonë e United Paul Scholles që deklaroi.

“Besoj se kjo çështje mund të konsiderohet e zgjidhur, dhe që trajneri e përballoi shumë mirë, duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve  të rastit dhe duke e menaxhuar rikthimin e Ronaldos në bazë të rendimentit të tij. Gjithçka shkoi si duhet, Cristiano u vu në dispozicion, punoi me grupin , fitoi vendin në skuadër dhe shënoi. Të gjitha të tjerat kanë kaluar, tani është e nevojshme që të mos humbet trashëgimia e kësaj ndeshjeje”-tha Scholles..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gati ta pësojë rëndë

Story i radhës

Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës

Të fundit nga