Cristiano Ronaldo ka thënë disa fjalë para ndeshjes së ‘Play Off’ në kualifikueset e Kupës së Botës. Pesë herë lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka thënë se është gati për atë që mund të jetë Kupa e Botës e fundit për të.
Përmes llogarisë së tij në rrjetin social ‘Instagram’, lojtari ka thënë se ka fokus maksimal dhe ka thënë se së bashku me skuadrën do të luftojnë për rezultatin më të mirë.
“Fokus total në Kupën e Botës 2022. Krenar, si gjithmonë, që përfaqësoj Portugalinë.
Ne e dimë se rruga nuk do të jetë e lehtë, kemi respekt për kundërshtarin që do të përballemi dhe që kanë synimin e njëjtë si tonin. Por së bashku, ne do të luftojmë për ta vendosur Portugalinë në vendin e duhur. Le ta bëjmë!”, ishin fjalët e CR7.
Dy mungesat më të mëdha të Portugalisë për ndeshjen ndaj Turqisë janë Pepe dhe Ruben Dias, në qendër të mbrojtjes.