Portugalia ka arritur që të fitojë ndaj Ganës me shifrat 3-2.
Një takim emocionues që nisi me lotët e Cristiano Ronaldos në momentin e himnit.
Ylli portugez gjeti golin e parë me penallti në minutën e 65, pas gabimit të bërë në ndërhyrje nga Salisu.
“Siuuuu” nisi dhe rekordi gjithashtu, Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në 5 Botërore të ndryshme. Ganezët barazuan menjëherë me Ayew, por Joao Felix dhe i sapo futuri Leao i dërguan shifrat në 3-1.
Në fund, Bukari i ngushtoi shifrat në 3-2, aq sa do të mbyllej edhe takimi..