Prej kohësh, një nga futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti, Cristiano Ronaldo nuk është në formën e tij më të mirë.
Ngjarjet e fundit në kombëtaren portugeze, ku trajneri Fernando Santos zgjodhi të lërë, “superyllin” luzitan në stol ka shkaktuar shumë polemika në media, madje disa prej tyre kanë aluduar se mund të ketë dhe një tërheqje nga kombëtarja e Ronaldos.
Me anë të një postimi ditën e sotme, në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, Cristiano u shpreh se grupi i “luzitanëve” është shumë i bashkuar dhe se nuk ndikohet nga faktorët e jashtëm.
“Një grup shumë i bashkuar për t’u copëtuar nga forcat e jashtme.
Një komb shumë i guximshëm për t’u trembur nga çdo kundërshtar. Një ekip, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Le ta besojmë! Hajde, Portugali.”,- është shprehur Ronaldo në postimin e tij..