Cristiano Ronaldo do të ishte gati që ta përgjysmonte pagën vetëm që t’i bashkohet Real Madridit për gjashtë muaj.
Të paktën kështu raporton Diario AS, sipas të cilëve lojtari është i gatshëm të sakrifikojë në këtë aspekt, që të luajë në nivele të larta.
Gjithsesi, kjo lëvizje nuk është fort e mundshme të ndodhë, kur dihet se “Los Blancos” nuk e kanë ndonjë interes për të nënshkruar.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i lojtarit që tash për tash është pa skuadër.