Ronaldo dështon nga penalltia, Manchester Utd turpërohet në Kupën e Anglisë  

Manchester Utd turpërohet në Kupën e Anglisë!

Middlesbrough ka shënuar fitore me penallti me rezultat 8:7 ndaj Manchester Utd, duke u kualifikuar në të tetën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë). 

Manchester Utd eliminohet në ‘Old Trafford’, ndërsa Middlesbrough shkakton senzacion.

Image

Middlesbrough

Një ndeshje që zgjati 120 minuta dhe u desh që fituesi të përcaktohet me penallti.  

Në minutën e 20-të, Cristiano Ronaldo dështon nga penalltia, duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë pingule. 

Në minutën e 25-të, Sancho shënon pas asistimit të Fernandes. megjithatë skuadra e Ligës së Dytë angleze (Championship) befason duke barazuar rezultatin në minutën e 64-të, me golin e Crooks.

Ndeshja në kohën përfundoi baras (1:1) por as vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim të rezultatit. 

Nga penalltitë, për Manchester Utd shënuan Mata, Maguire, Fred, Ronaldo, Fernandes, McTominay, Dalot, dështon Elanga dhe për Middlesbrough realizuan McNair, Payero, Howson, Tavernier, Bamba, Watmore, Fry, Peltier.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Iliri i del në mbrojtje Einxhelit dhe i kthehet keq Donaldit

Story i radhës

Meta: Rama cenoi interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës

Të fundit nga