Ronaldo: Benzema e meriton Topin e Artë

1 minut lexim

Legjenda e Brazilit, Ronaldo Nazario, ka thënë se Karim Benzema e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë sezon.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Barcelonës, Milanit e Interit ka thënë se është deklaruar edhe më herët në lidhje me këtë çështje dhe e ka zgjedhur pikërisht Benzeman.

“Ai (Benzema) e meriton Topin e Artë. Kam thënë për të edhe vite më parë dhe jam kritikuar, por ai e meriton sepse është një sulmues i madh”, thotë ai për RMC Sport.

Benzema ka qenë vendimtar për Real Madridin në shumë ndeshje në këtë sezon, veçmas ato që “Los Blancos” i luajtën në Champions League, ku 34-vjeçari ishte krucial.

Gjatë këtij sezoni, në Champions League, Benzema ka 11 gola në tetë ndeshje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Izraeli njofton papritur tërheqjen nga Eurovision 2022, në Torino

Story i radhës

Lojtari i njohur çudit, poston imazhin duke kapur nga gjoksi të dashurën

Të fundit nga