Cristiano Ronaldo dhe Manchester United janë më larg se kurrë. CR7 është zyrtarisht jashtë ekipit në prag të ndeshjes së rëndësishme me Chelsea.
Lajmin e ka shpërndarë vetë ekipi britanik, pa sqaruar shkakun që të gjithë e dinë.
Ronaldo u kthye në dhomën e zhveshjes para së të mbyllej sfida kundër Tottenham.
Diçka që kishte ndodhur në verë edhe në sfidën kundër Vallecano, dhe e patolerueshme për një trajner të rreptë si holandezi ten Haag.
Portugezi jo vetëm nuk do të jetë i pranishëm në stadium, por më pas do të stërvitet i vetëm, për një afat ende të papërcaktuar. Largimi i tij në janar duket gjithmonë e më i mundshëm, ndërkohë që duhet parë se cilat do të jenë ekipet që do shfaqin interes.