Ronado për Portugalinë: Nuk më ka shkuar kurrë në mendje

1 minut lexim

Kapiteni portugez ka sqaruar pozicionin e tij në kombëtare në një konferencë për shtyp.

Cristiano Ronaldo është thirrur nga trajneri Roberto Martinez për ndeshjet e radhës të Portugalisë në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë dhe Skocisë.

Në moshën 39-vjeçare, ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit vijon karrierën në kombëtare pas zhgënjimit të fundit në kampionatin europian.

“Nuk më shkon as në mendje të largohem nga Portugalia – konfirmoi CR7 – Unë gjithmonë mendoj të jem mes titullarëve, por gjithmonë do të respektoj vendimet e trajnerit.

Në momentin që ndjej se nuk mund të konkurroj në nivel me të tjerët, unë do të jem i pari që do të them stop”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Kërcënon Hamasi: Pengjet do të kthehen në arkivole nëse Netanyahu këmbëngul me presionin ushtarak

Story i radhës

Bardhi, së shpejti me album?

Të fundit nga