​Romë, ceremonia e varrimit të papa Françeskut caktohet të shtunën

April 22, 2025
1 minut lexim

Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, njoftoi sot Vatikani, pas një takimi të kardinalëve.

Më heret, papa Françesku shprehu dëshirën e tij për t’u varrosur në kishë, një nga vendet e tij të preferuara, dhe jo në Bazilikën më të madhe të Shën Pjetrit, siç ndodh zakonisht.

Liderët globalë pritet të marrin pjesë në funeral.

Trupi i papa Françeskut është aktualisht i vendosur në një arkivol të hapur në kapelën e bujtinës Santa Marta, ish-rezidenca e tij, ku kardinalët, zyrtarët dhe punonjësit e Vatikanit mund t’i japin lamtumirën e tij.

Papa Françesku, i cili ishte 88 vjeç, vdiq dje nga një goditje në tru dhe dështimi i zemrës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Grupi VW “negocion për tarifat me administratën Trump”

Story i radhës

Obiliq, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete

Të fundit nga

Dinamo firmos me befasinë e sezonit

Florenc Farruku do të jetë futbollisti më i ri që i shtohet Superiores. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me Burrelin dhe tashmë sezonin e ri do të luajë në elitë. Matjani
sqmken
ShkoLartë