Roma e shmangu humbjen në finish të takimit, duke barazuar me rezultat 2:2 me Veronën në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.
Verona u tregua një mace e zezë në 45 minutat e parë, e cila udhëhoqi me rezultat 2:0, duke iu falënderuar golave të Barak (5′) e Tameze (20′).
Në pjesën e dytë këndellet Roma dhe barazon rezultatin me golat e Volpato (65′) e Bove (84′).
Shqiptari Marash Kumbulla u paraqit tërë takimin për Romën.
Në minutën e fundit, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq trajnerin e Romës, Jose Mourinhon.
Pas javës së 26-të në Serie A, Roma është në pozitën e 7-të me 41 pikë e Verona në të 9-tin me 37.