Roma nuk dëshiron të ndajë rrugët me Jose Mourinhon.
Së fundmi u raportuar se “Special One” është kandidati kryesor për të zëvendësuar Fernando Santosin te Kombëtarja e Portugalisë.
“Il Corriere Dello Sport” raportoi të premten në mëngjes se agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, kishte hapur bisedimet paraprake me Federatën e Futbollit të Portugalisë.
Megjithatë, sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Romës nuk duan të ndahen me 59-vjeçarin.
Por, nëse Mourinho dëshiron gjithsesi të bëhet përzgjedhës te Portugalia, klubi italian do të kërkojë dëmshpërblim nga Federata portugeze.
Jose Mourinho ka kontratë të vlefshme me Romën deri në verën e vitit 2024.