Roma kërkon të ringjallë në verë interesimin për Granit Xhakën

Klubi italian, Roma do të rikthehet për të provuar transferimin e mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, gjatë afatit kalimtar të verës. Xhaka ka shijuar një sezon të mirë me Arsenalin këtë sezon, pavarësisht disa incidenteve me karton të kuq.

29-vjeçari mund të largohet nga Emirates nëse klubi siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi Arsenali ka të ngjarë të investojë në mesfushorë.

Momenti i fundit me shiritin e kapitenit: Mourinho kërkon të përfitojë dhe ta marr Xhakën te Roma Nëse Arsenali e vë Xhakën në dispozicion si huazim ose për një tarifë të reduktuar, Roma ka të ngjarë të sulmojë.

Sipas mediumit italian Calciomercato, trajneri Jose Mourinho nuk ka hequr dorë nga reprezentuesit zviceran. Roma dhe Mourinho do të tentojnë me çdo kusht transferimin e Xhakës në verë dhe janë gati të ofrojnë deri në 25 milionë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptohen 216 masa në komunikacion në Shkup

Story i radhës

Monika flet për ndarjen e Donaldit dhe Trixës: Ai është i tronditur…

Të fundit nga