Roma kërkon fitoren e parë, Mourinho ‘kërcënon’ Empolin

min lexim

Roma do të zbresë në fushën e lojës të dielën, me skuadrën e Mourinho-s që do të presë në “Olimpico” Empolin për llogari të javës së katërt.

Në premierën e këtij sezoni, Roma ka marrë vetëm një pikë, ndërsa prezantohet pas dy humbjeve radhazi dhe në krahun tjetër, Empoli është në kërkim të pikëve të para sezonale.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës, pavarësisht momentit, Jose Mourinho e vlerëson në maksimum sfidën dhe kundërshtarin.

“Duhet të reagojmë dhe të rikthehemi në versionin tonë më të mirë.

Kemi shumë nevojë për fitoren dhe jemi gati për ta bërë realitet këtë gjë, na frymëzon edhe fakti që luajmë përballë publikut tonë. Empoli?

Jam i sigurt se ata nuk janë në panik pavarësisht se qëndrojnë në fund pa pikë. Kjo nisje nuk tregon potencialin e tyre të vërtet, Roma ka fituar 7 ndeshjet e fundit direkte, por unë personalisht nuk mbaj mend asnjë sfidë të lehtë ndaj tyre. Të dielën do të jetë një sfidë shumë e luftuar” – tha Mourinho.

Tekniku portugez zbuloi se Romelu Lukaku do të luajë titullar në këtë takim, bashkë me Paulo Dybalën në krah…

“Lukaku vjen në formë të shkëlqyer, pasi luajti dhe shënoi me Belgjikën. Do të luajë titullar dhe mund të qëndrojë në fushë për 90 minuta. Edhe Dybala do tº luajë nga fillimi, por nuk e di se sa mund të rezistojë në fushë”, u shpreh Mourinh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Heshtja ndaj dhunës çon në vrasjen e grave

Story i radhës

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit në Delvinë

Të fundit nga