Roma jep lajmin zyrtar në prag të sfidës me Milanin

Tashmë është zyrtare, Daniele De Rosi do të jetë trajner i Romës edhe për sezonin e ardhshëm. Dan dhe Rian Friedkin e njoftuan këtë në një deklaratë të përbashkët të publikuar këtë mëngjes në faqen e internetit të klubit dhe llogaritë zyrtare.

As kohëzgjatja e kontratës dhe as kushtet e saj nuk janë zyrtarizuar. Por ajo që ka rëndësi është se ai do të vazhdojë të drejtojë Romën në të ardhmen.

““Pas një takimi të mbajtur dje pasdite me Daniele De Rosi, ne kemi kënaqësinë të njoftojmë se ai do të vazhdojë të mbajë postin e trajnerit të Romës edhe në fund të këtij sezoni dhe për një të ardhme të parashikueshme” – shkruajnë së bashku pronarët e Romës.

“Në mandatin e tij të shkurtër si trajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij ka sjellë në të gjithë klubin, bën që të vazhdojë “rrëfimi” i historisë së tij të jashtëzakonshme me Romën.

Udhëheqja e Daniele karakterizohet nga respekti dhe guximi, ndërsa forca dhe besimi i tij, të rrënjosur thellë në klub, janë në përputhje me vlerat e Romës, qytetit dhe tifozëve tanë të pashoqë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me përkushtim gjithnjë e më të madh për të ofruar të ardhmen që tifozët e Romës meritojnë – vazhdojnë Dan dhe Rian Friedkin – Nuk mund të jemi më të lumtur të ndërtojmë një projekt afatgjatë me Daniele”.

Më pas shënimi përfundon me një “Forza Roma” të këndshme dhe me një “detaje të tjera vijojnë në ditët në vijim”, çka do të thotë se së shpejti do të bëhen publike edhe detajet e marrëveshjes”, njofton Roma.

Story i mëparshëm

Më mirë kafe apo makiato? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Story i radhës

Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Të fundit nga