Roma e merr vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar!?

1 minut lexim

AS Roma nuk e dëshiron largimin e Marash Kumbullës. Lojtari pritet të mbetet në “Olimpico”, pavarësisht se nuk po ka minuta nën urdhrat e Jose Mourinhos.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se krerët e klubit nga kryeqyteti italian nuk duan që ta shesin mbrojtësin shqiptar.

Romakët nuk duan që Kumbulla të largohet së paku jo në afatin kalimtar të kësaj vere.

22-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Torino, por kjo tani duket larg për të ndodhur.

Roma thuhet se e ka njoftuar edhe Torinon për vendimin lidhur me të ardhmen e ish-mbrojtësit të Hellas Veronas.

Marash Kumbulla ka kontratë të vlefshme me Romën deri më 30 qershor 2025. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 5 korrik

Story i radhës

Nuredin Lushtakut dhe të tjerëve u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Të fundit nga