Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me apel që aktgjykimet e gjykatës në Hagë të jenë të detyrueshme. Ajo foli në sesionet e përkushtuara për të ashtuquajturin Pakti për ardhmërinë, për të cilin u debatua në KB. Me të parashihet bashkëpunim ndërkombëtare për ruajtjen e paqes në botë. Në këtë drejtim presidentja me apel për rol më të fuqishëm të Gjykatës ndërkombëtare në Hagë.
Shefi i diplomacisë Timço Mucunski në sesionet e përkushtuara për Paktin për ardhmëri, theksoi se në periudhë të tensioneve globale, siç është pushtimi rus ndaj Ukrainës dhe ndodhitë në Gazë dhe Lindjen e afërt, vendet duhet ta kthejnë besimin mes tyre. Ai tha se Maqedonia është e gatshme që në mënyrë aktive të marrë pjesë në këtë sferë.
Vendet anëtare të KB-së e miratuan Paktin për ardhmëri që duhet krijuar “ardhmëri më të mirë” për njerëzimin që ka ngecur në luftëra, mjerim dhe ngrohje klimatike, edhe krahas kundërshtimit të disa vendeve duke përfshirë Rusinë. Pakti parasheh përkushtim ndaj multilaterizmit, respektimit të Deklaratës së KB-së dhe ruajtjes së paqes, ndërsa bën thirrje për reforma brenda institucioneve ndërkombëtare financiare dhe Këshillit për siguri pranë KB-së.
Burimi: tv21