roko vata dhuron shou ne kampionatin anglez 68dd9f73af340

Roko Vata dhuron shou në kampionatin anglez

October 1, 2025
1 minut lexim

Roko Vata po tregon se është një nga talentet më premtues.

Sulmuesi 19-vjeçar i Uatford-it ishte protagonist absolut në ndeshjen e vlefshme për Championship ndaj Portsmuthit, duke dhuruar një performancë për t’u duartrokitur.

I aktivizuar nga stoli në minutën e 35-të, në vendin e Irakundës, Vata solli menjëherë gjallëri në repartin ofensiv. Në minutën e 46-të, ai dhuroi një asist të saktë për shokun e skuadrës, Louza, duke hapur rrugën e fitores. 

Vetëm 10 minuta më pas, në të 56-ën, shqiptari gjeti edhe golin personal me një finalizim të shkëlqyer me gjoks.

Kjo paraqitje e forcon edhe më shumë pozitën e tij në skuadër dhe është një sinjal i qartë për potencialin e madh që zotëron talenti shqiptar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alimehmeti per zgjedhjet ne tirane na takon te udheheqim pajtimin kombetar ja pse ska negociata me qorin 68dd9f147bd13
Lajmi i mëparshëm

Alimehmeti për zgjedhjet në Tiranë: Na takon të udhëheqim pajtimin kombëtar, ja pse s’ka negociata me Qorin

ne qershor euroja ra ne nivelin me te ulet historik prej 981 lekesh 68dd9f8310732
Lajmi i radhës

Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik prej 98,1 lekësh

Të fundit nga

ShkoLartë