Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se sot e ka provuar me biçikletë shtegun e ri të ndërtuar në Pejë.
Në një postim në platformën X, ai ka shtuar se ishte bashkë me Klubin Alpin “Gjeravica”, dhe këtë aktivitet të tijin sot ua rekomandon të gjithëve.
Më tej, ai ka shtuar se kjo rrit aktivitetet në natyrë dhe është sigurtë për çiklistët.
“Është vendi i përsosur për të shijuar natyrën dhe për të qëndruar aktiv. Provojeni!”, ka thënë Rohde.
Burimi: botasot.info