​Rohde: Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është krejt i papritur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Rohde tha se pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është krejt i papritur.

“Ndajmë shqetësimet e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Rrjetit Global për Mediat e Pavarura dhe të tjerave për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të Klan Kosovës dhe do ta ndjekim nga afër”, ka shkruar Rohde nw Twitter.

Ai ka shkruar se procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse të Kosovës në renditjen e fundit globale për lirinë e medias.

Story i mëparshëm

A ka tentuar të bisedojë me Kurtin? Përgjigjet Rama: Mundësia historike për paqe është ende në tryezë për Kosovën

Story i radhës

Donnarumma: Nuk e kuptoj që VAR e quan “offside” edhe për një centimetër

Të fundit nga